Një statujë bronzi për nder të Diego Armando Maradonës. Në Buenos Aires janë munduar të respektojnë datëlindjen e 58 të yllit të futbollit argjentinas me një statujë në hyrje të stadiumit “Argentinos Juniors”, pikërisht në atë vend kur në vitin 1976 Maradona ka debutuar.

Kjo vepër u realizua nga skulptori argjentinas Jorge Martinez, i cili e quajti ish-futbollistin si një “gurë themeli për historinë e Argjentinës.”

Kjo statujë është e lartë thuajse 3 metra dhe është e para që i dedikohet Maradonës. Përkrah saj është vendosur një fotografi e futbollistit me fanelën e klubit të tij të parë.

Aktualisht, Maradona është trajner i një skuadre të kategorisë së dytë në Meksikë, Dorados de Sinaloa, dhe për këtë arsye nuk mori pjesë as në ceremoninë që u bë për nder të tij.

Top Channel