Do të jetë e gjitha një finale argjentinase dhe që premton shkëndija ajo e Kupës Libertadores për këtë vit.
Boca Juniors barazoi 2-2 me brazilianët e Palmeiras në gjysmëfinalen e kthimit, duke fituar të drejtën për të qenë në sfidën e fundit të turneut emocionues, aty ku do të gjejë skuadrën tjetër argjentinase, River Plate.
Do të jetë hera e parë në histori që në finalen e Kupës Libertadores takohen Boca dhe River, dy ekipe rivale të përjetshme, përballjet e të cilave në Argjentinë janë pagëzuar me emrin “Superklasiket”.
Pas suksesit 2-0 në sfidën e parë, formacioni brazilian kërkoi të përmbyste gjithçka, madje shënoi i pari me Dejverson, por rrjeta u anulua nga sistemi i videoarbitrimit. Boca mori epërsinë me Abila pas 18 minutash, ndërsa më pas Palmeiras shënoi dy herë të tjera me Luan dhe Gomez.
Boca arriti të barazojë rezultatin, duke i dhuruar futbollit amerikano-latin një finale historike, ndërsa Palmeiras pendohet për ecurinë në këtë turne, pasi mund të kishte eliminuar argjentinasit që në fazën e grupeve.
Tani, gjithçka fokusohet në dy ndeshjet finale, e para në 7 nëntor në stadiumin “Bombonera”, ndërsa kthimi 3 javë më vonë.
Top Channel