EKSKLUZIVE/ “Fondet amerikane, SPAK nuk rrezikon”, ish-sekretari i OSBE, Greminger: Bllokimi vetëm në disa shtete, reforma nuk preket
31/01 19:34
Prej 20 vitesh në lagjen “Fermë” në Cërrik, banorët vuajnë mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza.
Ujërat e zeza kalojnë përmes lagjes duke u bërë burim ndotjeje. Sa herë ka reshje, ujërat e zeza dalin në rrugë. Edhe pse vazhdimisht e kanë ngritur këtë shqetësim, banorët e kësaj lagjeje ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.
Nuk kanë munguar rastet e infeksioneve, sidomos te fëmijët, të cilët, shpesh luajnë pranë kanalit të ujërave të zeza.
E ndërtuar si një zonë informale pas viteve ’90, lagja “Fermë” në Cërrik ende ka mbetur peng e mungesës së urbanizimit.
Top Channel