Përfaqësuesja e 17-vjeçarëve të Kosovës kalon çdo pritshmëri. Dardanët e vegjël ishin surpriza e madhe e grupit 5 kualifikues të eliminatoreve të Europianit, pasi jo vetëm që u kualifikuan në Elite Round, por e bënë këtë si vend i parë.

Kosova U-17 edhe pse i mjaftonte vetëm një barazim për të kaluar më tej mposhti 1-0 Qipron vendase në ndeshjen e fundit dhe u ngjit në kuotën e 6 pikëve.

Falë barazimit 1-1 të Skocisë ndaj Zvicrës, Kosova mori vendin e parë në grup që erdhi si pasojë e dy fitoreve dhe 1 humbjeje në 3 ndeshje. Golin e fitores për Kosovën e shënoi Avdyli në minutën e 63-të ndërkohë që Marmullaku la të tijët me një lojtar më pak 2 minuta para fundit.

Top Channel