PSG i ka rinovuar kontratën argjentinasit Angel Di Maria. Kontrata aktuale e mesfushorit skadonte vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit francez kanë vendosur që ta shtyjnë deri në vitin 2021.

Pra, Di Maria do ta përmbushë kontratën e re kur të jetë 33 vjeç, moshë në të cilën ka thënë se do të tërhiqet nga futbolli.

“Rinovimi i kontratës me Di Marian tregon se futbollistët më të mirë në planet dëshirojnë jo vetëm t’i bashkohen PSG-së, por edhe të qëndrojnë për një kohë të gjatë me ne”, tha Presidenti i klubit parizian, Al Khelaifi.

Top Channel