Leicester City do t’i rikthehet futbollit këtë fundjavë, pas tragjedisë që tronditi klubin anglez me vdekjen e pronarit të ekipit.

“Dhelprat” kanë bërë të ditur se do të zhvillohet sipas planifikimit, ndeshja me Cardifin këtë të shtunë, saktësisht një javë pasi helikopteri i aksionerit kryesor të ekipit, u rrëzua për shkaqe që mbeten ende të panjohura në rrethinat e “King Pauer Stadium”.

Vishai Srivaddhanaprabha, emri i komplikuar i biznesmenit tajlandez që konsiderohej mbreti i dyqaneve ishte mes 5 njerëzve që humbën jetën. Ndërkohë ka dalë këtë mesjavë një video e re e xhiruar për momentin e rënies së helikopterit.

Në stadiumin e Leicester City vazhdojnë ndërkohë të mblidhen me qindra tifozë për t’i bërë homazhe pronarit të skuadrës. Në një iniciativë të fundit, shumë mbështetës të “Dhelprave” kanë kërkuar që impianti të riemërohet në nder të tragjedisë që goditi klubin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA