Pas deklaratës së një dite më parë ku u distancua nga parulla me thirrje raciste e paraqitur nga tifozët në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar ditën e sotme Partizanin.

Klubi i kuq është dënuar me dy ndeshje pa tifozë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste.

Ndërkohë, po për këtë ndeshje është dënuar edhe klubi i Skënderbeut me 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA