River Plate u bë skuadra e parë finaliste e Kupës Libertadores, versioni amerikano jugor i Champions League, që në çdo sezon prodhon polemika, por edhe përmbysje epike. Skuadra argjentinase fitoi të drejtën të diskutojë trofeun në sfidën e fundit pasi fitoi 2-1 në transfertën e Porto Alegres kundër Gremios, në një përballje të çmendur që kishte thuajse gjithçka, polemika, kaos me sistemin e video-arbitrimit dhe plot 14 minuta shtesë.

Padronët e shtëpisë morën epërsinë në minutën e 36 falë golit të Leonardos, por shpërdoruan më pas gjithçka. River Plate arriti të barazojë 9 minuta nga fundi me Rafael Borre në një aksion në ofensivë totale. Më pas sistemi VAR përfshiu lojtarët dhe stafet në kaos.

Arbitri nuk pa një prekje të topit me dorë në golin e barazimit, por bëri më keq në akordimin e një penalltie për argjentinasit pas konsultimit me teknologjinë. Karton i kuq për Gremion dhe në stadium thuajse shpërtheu ferri. U deshën 9 minuta të tjera për të goditur penalltinë e Gonzalo Martinez dhe të tjera shtesë që gjithsesi nuk e mposhtën River Plejtin.

Argjentinasit kishin humbur në shtëpi, por kalojnë në finale për gola më shumë në fushë kundërshtare. Arbitri Kunja kërkoi ndihmën e policisë për të lënë stadiumin ndërsa kërcënimet e tifozëve brazilianë arritën kulmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA