Dafina si Elvana, lë Amerikën për Kosovën?

31/10/2018 11:07

Dafina Zeqiri është një tjetër artiste, e cila punoi shumë fort dhe arriti të deportonte në tregun muzikor ndërkombëtar. “Four Season” ishte projekti i saj i parë, i cili u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe ai i huaj. Synimi i këngëtares për t’u prezantuar në industrinë ndërkombëtare nuk ishte i rastësishëm pasi artistja, e lindur në Suedi, prej vitesh po punonte fort që të realizonte ëndrrën e saj.

“Një ëndërr e bërë realitet”, kështu është shprehur Dafina për publikmin e projektit të parë muzikor në tregun botëror, në videon e së cilës është shfaqur edhe reperi amerikan, French Montana.

Ndërkohë që vazhdonte të punonte për tregun botëror, Dafina ka vendosur që të rikthehet me muzikën e saj në tregun muzikor shqiptar. Këtë verë, artistja u rikthye me koncertet e saj në Shqipëri dhe Kosovë.

Vetëm këtë sezon veror ajo ka publikuar tre projekte muzikore, duke i dhuruar fansave të saj shqiptar muzikën që atyre iu kishte munguar kaq shumë. “Fuego”, “Kalon” dhe “Kurrgjo nuk kallxojna” janë këngët e publikuara së fundmi nga Dafina, të cilat janë pritur mjaft mirë dhe janë votuar për të qënë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptar.

E publikuar një javë më parë, “Kurrgjo nnuk kallxojna” është bërë menjëherë pjesë e listës dhe madje është renditur mjaft mirë, pikërisht në vendin e 54-t.

Duket se Dafina ka ndjekur të njëjtën rrugë si Elvana Gjata, e cila githashtu la Amerikën, duke u rikthyer në Shqipëri me koncerte të shumta dhe projekte në gjuhën shqipe, të cilat rezultuan tepër të suksesshme.

A e ka lënë Dafina Amerikën për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri? Kjo pyetje ende nuk ka një përgjigje, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi por pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurt, Dafina di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA