Mëngjesin e së mërkurës, në mjekësinë ligjore është ngritur një grup ekspertësh, të cilët do të kryejnë ekspertizën në trupin e Kostandinos Kacifës, për të dalë me një rezultat përfundimtar për mënyrën se si është qëlluar ndaj tij dhe nga çfarë distance është qëlluar.
Grupi i ekspertëve përbëhet nga 4 mjeko-ligjorë shqiptarë. Nuk ka asnjë ekspert të huaj, siç është folur orët e fundit, pasi nuk ka pasur kërkesë zyrtare pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’u përfshirë ekspert grek.
Po vlerësohet ndërkohë edhe ekspertiza e realizuar në Gjirokastër. Familjarët pretendojnë se djali i tyre është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt.
Kacifa ka në trup dy të shtëna në afërsi të kraharorit dhe RENEA thotë se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme.
Top Channel