
Emigrimi i mjekëve… në dekadën e fundit nga vendi janë larguar 2500 mjekë: Humbje e kapitalit human në vend
04/03 12:29
Ka mbërritur në Tiranë për ekzaminim trupi i 35-vjeçarit Konstandinos Kacifas. Trupi i tij u nis nga morgu i Gjirokastrës pasditen e sotme.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që trupi i Konstandinos Kacifës të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara. Mësohet se ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore.
Familja ka pajtuar një avokat grek dhe një mjek nga spitali i Janinës, të cilët do të ndjekin procesin e autopsisë që do të kryhet në Tiranë.
Familjarët e Konstandinos Kacifas refuzuan ditën e djeshme varrosjen e djalit të tyre pasi pretendojnë se nuk është bërë ekspertiza e duhur për rastin.
Top Channel