TopAwards/ Vëllezërit sërish bashkë mbyllin 100 këngët më të votuara të kësaj jave

30/10/2018 13:20

Që prej shkëputjes së tyre nga shtëpia diskografike “”Onrecords” , dyshja e famshme Getinjo dhe Mozzik kanë vijuar rrugën e tyre të pavaruar nga asnjë shtëpi diskografike.

Projektet e publikuara së fundmi nga dy vëllezërit, i kanë rikthyer dy reperat sërish në qendër të vëmendjes. Ndërkohë që secili prej tyre ka punuar për projekte “solo”, vetëm një javë më parë, dy artistët kanë publikuar bashkëpunimin e tyre, i cili ka rezultuar i pëlqyer nga publiku shqiptar.

“Para Siempre” titullohet ky projekt muzikor, për tekstin e të cilit janë kujdesur vetë artistët. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave. kjo këngë renditet në vendin e 100-të të klasifikimit të “The Top List”, i cili këtë javë shënon javën e 150-të të tij.

Kjo nuk është hera e parë që dy vëllezërit bashkëpunojnë pasi po të kthehemi pas në kohë kujtojmë bashkëpunimin e tyre “Tony Montana”, të cilën dy talentet e preferomuan në ceremoninë e ndarjes së çmimve të “Top Music Awards 2016”

Getinjo dhe Mozzik gjenden në këtë klasifikim edhe me projektet e tyre “solo”. “Ti ngele” e Getinjos, e cila ka 14 javë në listë, për këtë janë renditet në vendin e 52-të ndërsa Mozzik është pjesë e listës me dy projekte muzikore, “Pa Pa” dhe “Madame”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 25-të dhe 29-të.

Top Channel