Autoritetet kanë mbyllur llogarinë që kishte në Facebook Kostandino Kacifa. Arsyeja është se ishte bërë arenë e nxitjes së urrejtjes nacionale. Ndërkohë në Bularat, në fshatin e tij të lindjes banorët komentojnë në mënyra të ndryshme ngjarjen. Ndërsa në vendin e vrasjes janë vendosur lule dhe një flamur grek. Në këtë vend që ndodhet disa qindra metra mbi fshat ishte edhe Anila Hoxha, e cila gjeti edhe ata që mund të quhen pelegrinë të ardhur nga Greqia.
Gati një orë larg Bularatit në malet e këtij fshati. Pikërisht këtu u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri Kontandinos Kacifa 35 vjeç. Të martën në mëngjes banorët e Bularatit vendosen lule dhe një flamur grek. Me gurë rrethanorë kanë ngritur madje një minilapidar.
Ekspertët e policisë u rikthyen në vendngjarje. Për të kërkuar sërish gëzhoja.
Por nuk ishin vetëm ekspertët, në vendin ku pati shkëmbim zjarri gjatë të dielës, një ngjarje që u mbyll me një të vrarë, erdhën edhe njerëz që e njihnin atë, por që nuk preferojnë të flasin.
Ndërkohë në shtëpinë e Konstandinos Kacifës janë hapur dyert e mortit. Por familja nuk i pranon mediat vendase.
Qendra e fshatit Bularat është vatra nga nisi gjithçka.
Nga ana e saj polica ka bllokuar faqen e “Facebook të Konstandinos Kacifës pasi është vlerësuar se kjo llogari po përdorej pas vrasjes së 35-vjeçarit për nxitje të urrejtjes mes kombeve.
Varrimi i Kacifas serisht është shtyre për shkak se familjaret e tij nuk po tërheqin trupin nga morgu. Arsyeja është se ata kërkojnë që të bëhet edhe një ekspertizë e huaj.
Top Channel