Kida është një artiste, e cila është tepër aktive në tregun muzikor shqiptar. Artistja asnjëherë nuk zhgënjen me projektet muzikore, të cilat thuajse gjithmonë janë bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Orkidea, vjen gjithmonë ndryshe dhe e veçantë me përzgjedhjet e saj muzikore, duke ardhur herë romantike dhe herë ritmike.

Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që debutimi më i mirë i artistes ka qënë projekti muzikor “Ti”, e cila është shndërruar menjëherë në hit edhe pse kishte vetëm pak ditë që kishte dalë në treg. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave të artistes, “Ti” u pozicionua menjëherë në vendin e tretë edhe pse ishte një nga hyrjet e reja të javës. E publikuar në shkurtin e këtij viti, ky projekt muzikor i Kidës vazhdon ende të dëgjohet masivisht në fansat, votat e të cilëve këtë javë e kanë renditur në vendin e 18-të të listës.

Nga një analizë e bërë renditjes së hyrjeve të reja të Kidës është vënë re se debutimi më i dobët i këngëtares është me këngën e titulluar “Merri Krejt”, publikuar vetëm një javë më parë. Pavarësisht se u fut në listën zyrtare të “Top Awards” që në javën e parë të publikimit, sugjerimet e publikut e kanë renditur “Merri Krejt” në vendin e 78-të. SI të gjitha projektet muzikore të Kidës, edhe kjo këngë mban vulën e ZzapnChriss. Se cili do të jetë pozicionimi i kësaj kënge, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim, pasi fansat e zjarrtë të Kidës nuk besojmë së do e lënë me kaq.

Artistja ndërkohë vazhdon të jetë në listë me 9 projekte muzikore në total. “Bileta”, “Ti”, “Harroj”, “Mas”, “Don’t Say No More”, “Pe Du”, “Anderr”, “Kce” dhe “Merri Krejt” renditen përkatësisht në vendet e 14-të, 18-të, 22-të, 24-t, 27-të, 28-të, 29-të, 34-t, 78-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA