27/12 11:43
Mbetjet urbane dhe të ngurta të qytetit të Orikumit janë prej vitesh një shqetësim për banorët dhe ambientalistët e kësaj zone.
Rreth 9 mijë ton mbetje grumbullohen në vit në Orikum, rreth 300 metra larg rrugës nacionale, pranë detit si dhe në bregun e Lumit të Dukatit.
Që nga gomat e automjeve deri te kafshët e ngordhura, të gjitha përfundojnë në det me rrjedhen e lumit të Dukatit. Banorë dhe ambientalistë janë të shqetësuar.
“Bashkia na ka thënë që do të rregullohet kjo punë, por ende nuk kanë bërë gjë”, thonë banorët.
Zgjidhja përfundimtare duket e largët, pasi deri në ndërtimin e landfillit të Sherishtës, Orikumi turistik do të vuajë pasojat e mbetjeve të papërpunuara.
Top Channel