Mozart dhe bashkëkohësit e tij bën bashkë në një koncert ekselencën shqiptare në botë përzierë kjo me eksperiencën e huaj në 31 tetor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse këtu në Tiranë.

Koncerti i organizuar nga TKOB sjell në Shqipëri Ali Pengilin, oboisti, që ka interpretuar në orkestrat e Kinës, Evropë e sot në Francë.

“Ne vendosëm që të bënim një koncert tjetër të bashkëkohësit të Moxartit, sepse shpesh herë këto koncerte i kushtohen gjithmonë Mozart, Moxart, moxart, që ishte gjeni, mirëpo që është kompozitori që ka mbushur më plot skenat e botës”, u shçpreh Ali Pengili, oboist.

TCH: A keni bërë diçka nga pikëpamja personale për promovimin e muzikës shqiptare sot në botë?

“Po. para dy vitesh para mundësinë që të bëja një koncert në Akademinë e Muzikës në Rouen, kryeqytetin e Normandisë, atje ku jam edhe unë profesor i oboes. Një koncert me muzikën shqiptare dhe pata shansin që të luaja koncertin për oboe të Fehim Ibrahimit”, u prëgjigj Ali Pengili, oboist.

Së bashku me të do të ngjitet me të edhe solisti Elton Katroshi në klarinetë.

“Përsa i përket Moxartit është një koncert komplet i shkruajtur dy muaj përpara se ai të ndërronte jetë”, tha Elton Katroshi, klarinetist.

Koncerti do të dirigjohet nga francezi Martin Lebel, një nga më të njohurit në Evropë e më gjerë.

“Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë për këtë koncert. kjo ftesë më ka sjellë shumë kënaqësi, sepse është hera ime e parë që dirigjoj këtë orkestër.Repertori është klasik, bazik, me shumë vitalitet kjo është edhe karakteristika kryesore e simfonisë së Bet’hovenit, sepse është një simfoni e rinisë së tij”, u shpreh Martin Lebel, dirigjent

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA