
Në fshatin e qershive, fruti që i ktheu nga emigrimi! Fermerët në Godolesh të frikësuar, i druhen motit dhe rrugës
30/05 12:23
Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli “live” në “Open” duke dhënë detaje mbi të shkuarën e 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, i vrarë një ditë më parë në Bularat, pasi qëlloi me armë ndaj policisë.
Ai u shpreh se pak kohë më parë viktima ka kandiduar për kryeplak të fshatit, ndërsa më pas ka kërkuar edhe punë në bashki për zjarrfikës, por nuk kishte moshën e duhur, thotë Mano.
Më tej, ai shprehet se 35-vjeçari ishte ai që ka vendosur të gjitha bazat për vendosjen e flamujve grek në fshat.
Sa i përket ngjarjes, Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano tha se ishte e provokuar nga policia. “Nuk kishte nevojë për polici në ato momente”, tha ai.
Top Channel