Imarionit i nevojiten disa gozhdë të vogla dhe fije me ngjyra për të krijuar punime artistike.

Bashkë me të motrën, Ariolën, 21-vjeçari nga Kuçova ka arritur të krijojë një studio punimi në kryeqytet. Prej dy vitesh ushtrojnë një pasion të lindur rastësisht nga disa ide të marra në rrjetet sociale.

Nëpërmjet metodave primitive të endjes, sot Imarioni ka me dhjetra punime të tilla: “String art nuk është i njohur shumë në Shqipëri apo dhe në rajon. E kemi nisur me punime shtëpie, bashkë me motrën time. Kjo ka qenë një mënyrë ku ne shpreheshim”.

Në realizimin e një punimi, Imarionit i nevojiten disa orë, pasi çdo përllogaritje e gabuar mund të hedhë poshtë gjithë krijimin.

Ëndrra e 21-vjeçarit është hapja e një studioje akoma më të madhe, në të cilën të jenë pjesë dhjetra të rinj. Punimet e Imarionit janë ekspozuar edhe jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri ky art ka nisur të pëlqehet nga çdo grupmoshë.

Top Channel