Në orën 8 të mëngjesit nisi operacioni për transferimin e 13 kafshëve të “Safari Park”, në Fier, drejt kopshtit zoologjik të Tiranës.

Por, vetëm pas 6 orësh u bë e mundur hyrja e Inspektoratit të Policisë Pyjore, me ndihmën e Fondacionit “4 Putrat” dhe bashkëpunimin e Policisë së Qarkut Fier brenda kopshtit zoologjik, pasi pronari i tij kishte kyçur derën.

Nuk ka pasur asnjë vendim gjykate për marrjen e kafshëve, thotë avokati i subjektit “Safari Park” në Fier, Elvis Sulejmani.

“Janë përmbushur të gjitha detyrat sipas procesverbalit të datës 17 tetor. Inspektorët e mjedisit vijnë qëllimisht ditën e dielë për të marrë kafshët forcërisht dhe në shkelje të ligjit, pasi afati për dorëzimin e dokumentacionit mbaron të hënën, në orën 16.00”, thotë avokati.

Por, forcat e Policisë së Shtetit, bashkë me inspektorët, hynë brenda parkut zoologjik me forcë, duke ekzekutuar në këtë mënyrë vendimin për zhvendosjen e kafshëve drejt Tiranës sepse “Safari Park” nuk plotëson kushtet për jetesën e kafshëve.

Tanimë kafshët janë shpëtuar dhe do të jetojnë në “shtëpinë e tyre të përkohshme”, në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA