24/05 15:52
Manchester United mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 Evertonin në “Old Trafford”, duke u ngjitur në vendin e tetë të renditjes së Premier League, me 17 pikë pas 10 ndeshjesh të luajtura.
Heroi i United në këtë sfidë ishte francezi Anthony Martial, i cili fitoi një 11-metërsh dhe realizoi golin e dytë.
Në minutën e 27, Pogba kaloi në avantazh “Djajtë e Kuq”. Mesfushori francez gaboi fillimisht penalltinë, por arriti të realizonte pas topit të kthyer nga Pickford. Në fillimin e pjesës së dytë, Martial shënoi golin e dytë për skuadrën e Mourinho, ndërsa Sigurdsson me një 11-metërsh rihapi sfidën në minutën e 77 dhe mbajti në ankth Mourinhon deri në sekondën e fundit.
Top Channel