E urrejnë dhe kanë urdhëruar vdekjen e tij në çdo mënyrë: copa mishi të helmuara, ushqim me drogë, bustina për minj. Është tentuar shumë herë, e ka madje edhe zëra se për kokën e tij është vënë një shpërblim.

Sidoqoftë, Pocho është stërvitur në mënyrë të veçantë. Kur është në shërbim nuk ha dhe nuk bie prè e tundimeve. As atyre nga ndonjë qenushe joshëse, që klanet ia vendosin në rrugë.

Ata që tentojnë ta heqin qafe, kanë tentuar madje edhe me hormone për t’ia ndezur dëshirat e nënshtruara.

Në apartamentet bunkerë ku fshehin hashash dhe marijuanë, mbajnë edhe qenushe në afsh. Por, kur është në shërbim, Pocho është një polic i pathyeshëm me 4 këmbë dhe devijimet për të nuk ekzistojnë.

Historia e Pochos ia vlen të rrëfehet. Në 9 vite, qeni i një njësie të Policisë së Napolit u ka mundësuar agjentëve të sekuestrojnë thuajse dy tonelata substanca narkotike, të përkthyera këto në miliona euro të humbura për klanet.

E këto të fundit, këtë nuk mund ta falin. Ndaj edhe qeni, që është me të vërtet i zoti në nuhatjen e drogës, është dënuar me vdekje nga Camorra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA