William Cordeiro i dha fitoren Kukësin në transfertën e vështirë ndaj Laçit, në “Elbasan Arena”. 25-vjeçari shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 60 dhe e rendit Kukësin në vendin e tretë të klasifikimit.

Ishte një sukses i merituar i skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu, pasi e dominoi lojën nga fillimi në fund. Kurbinasit, që një javë më parë mbanin rekordin e skuadrës së pamposhtur, tashmë janë kthyer me këmbë në tokë, por gjithsesi qëndrojnë në vend të katërt me 16 pikë.

Ndërkohë, Luftëtari del nga zona e ftohtë e renditjes për herë të parë në këtë sezon. Skuadra gjirokastrite mori një fitore me shumë peshë 0-2 në transertë me Kastriotin, një kundërshtar direkt për mbijetesën.

Luftëtari me këtë fitore parakalon Kamzën në renditje dhe barazohet me Tiranën në kuotën e 9-pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA