Foto ilustruese nga Bularati

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në hyrje të fshatit Bularat, në Gjirokastër, në një ngjarje të regjistruar rreth orës 10 të paradites së kësaj të diele.

Forca të shumta policie, të cilat ndodheshin të dislokuara në qendër të fshatit si pasojë e zhvillimit të një aktiviteti me rastin e festës së Greqisë, nisën menjëherë të shkonin në drejtim të vendit nga ku erdhën të shtënat.

Me t’iu afruar, shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me breshëri ndaj punonjësve të policisë, duke rrezikuar jetën e. tyre. Për fat të mirë, asnjë prej efektivëve nuk është plagosur, por është thyer xhami i një mjeti të policisë. Shtetasi Kostandinos Kaçifa, 35 vjeç, jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca shtesë, të cilët po bëjnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të policisë vendore kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA