Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pisttburgh të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës. Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin.”
Agresori është arrestuar, por autoritetet nuk janë siguruar ende nëse ka qenë vetëm.
Janë konfirmuar 8 të vdekur deri tani. 4 të vrarë në katin e parë të sinagogës, 4 në bodrum. Tre policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin.
Presidenti Trump reagoi në Twitter. Ai u bëri thirrje banorëve të zonës në Pitsburg të Pensilvanisë të bëjnë kujdes derisa situata të jetë nën kontroll.
Universiteti Carnegie Mellon, që ndodhej pranë ngjarjes, nxitoi të mblidhte studentët e stafin në një zonë të sigurt urgjence.
Top Channel