Mbi 56-vjeçarin e arrestuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fushatën e pakove-bombë kundër kritikëve të presidentit Donald Trump, janë ngritur 5 akuza, përfshirë atë të dërgimit të eksplozivëve me postë dhe kërcënimin e ish krerëve të shtetit.

Zyrtarët amerikanë e identifikuan të ndaluarin si Cesar Sayoc, një mbështetës i flaktë i Trumpit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e lavdëroi punën e policisë për ndalimin e shpejtë të të dyshuarit, identifikimin e të cilit e përshkroi si po aq të vështirë “sa të kërkosh gjilpërën në kashtë”.

“Akte të tilla janë të neveritshme e nuk kanë vend në kombin amerikan. Forcat e rendit bënë një punë të shkëlqyer dhe dua t’i përgëzoj për këtë; në duhet ta tregojmë se jemi të bashkuar e në paqe. Nuk ka vend tjetër si ky i yni në botë dhe këtë po e tregojmë çdo ditë”, tha Trump.

14 objekte të tilla janë dërguar gjithsej këto ditë në adresa që përfshijnë atë të ish-presidentit Barack Obama dhe aktori të famshëm hollivudian Robert de Niro.

Dy më të fundit u gjetën në Kaliforni, ndërsa përpara tyre, mëngjesin e së premtes ishin zbuluar dhe dy në Florida e Nju Jork. Miliarderi Tom Steyer, një donator demokrat, deklaroi se edhe atij i ishte dërguar një pako e tillë, ndërsa një tjetër, e raportuar ne Sacramento, i drejtohej senatores demokrate Kamala Harris.

Incidentet vijnë më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat zhvillohen këtë radhë në Amerikë në një atmosferë politike tmerrësisht të polarizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA