Finalizohet operacioni policor i koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë. Arrestohet menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratorja.

Mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases : R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet.

Si dhe u shpall në kërkim administratoria e qendrës së masazhit, shtetasia : A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan : 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA