Është vetëm 17 vjeç dhe si çdo vajze e kësaj moshë i dëshiron flokët e gjata, por Jedrita Llapi ka vendosur t’i presë flokët e saj për gratë me kancer gjiri, të cilat pasi i nënshtrohen trajtimit me kimioterapi pësojnë rënie të flokëve.

Përveç vuajtjes, sëmundja e rëndë i dëmton edhe psikologjikisht gratë. Ndryshimi i pamjes së jashtme i bën ato të ndihen edhe më pesimiste.

“Jo është shumë emocionuese aq me tepër për një kauzë të tillë”, thotë Jedrita.

Kjo është hera e tretë që gratë dhe vajza u vijnë në ndihmë pacienteve me kancer gjiri duke dhuruar flokët e tyre.

Muaji tetor është muaji i sensibilizimit të gjitha grave për kontrolle të vazhdueshme dhe jo vetëm, pasi edhe ato që janë prekur nga kjo sëmundje duhet të gjejnë forcë për ta sfiduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA