Teatri filozofik, ai që ve publikun në mendime, që nuk ka asnjë mjet ndihmës përveç mjeshtërisë së aktorit, janë zgjedhur nga regjisori Gëzim Kame në dramën “Terror” të Ferdinand Von Shirach , e cila rikthet në “ArTurbina”, pas skenës së Korçës.

“Teatri i angazhuar është me shumë vlerë. Flet për raportin e ligjit me moralin”, shpjegon Gëzim Kame.

Nën interpretimin e aktorëve Viktor Zhusti, Genti Kame, Eva Alikaj, Yllka Mujo etj. na shpërfaqet në gjyq fati i një piloti, i cili rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vend të 70 000 sportdashësve në një stadium. Publiku do të vlerësojë nëse piloti është vrasës apo hero.

Regjisori Gëzim Kame thotë: “Publiku e nxjerr të pafajshëm pilotin. Vetëm japonezët në fakt e nxjerrin fajtor”.

Terrorizmi në rritje dhe shkatërrimi i një pjese të mirë të funksionimit të sistemit gjyqësor janë tema të nxehta që e vendosin publikun përballë një meditimi të përkryer për rreziqet që ndeshet sot shoqëria. Këtë tenton të bëjë edhe “Terror”.

“Më vjen keq që spektatori intelektual po mungon kohët e fundit”, thekson Kame.

Shfaqja më e fundit e terrorit në skenën e Tiranës është mbyllur me votimin e studentëve të drejtësisë, të cilët vendosën për ta shpallur të pafajshëm pilotin. Në gjithë vendet e botës ai është shpallur i pafajshëm, përveç Japonisë, ku respekti ndaj ligjit dhe rregullit është i padiskutueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA