Të sëmurët me probleme të shëndetit mendor, pas trajtimit mjekësor dhe terapeutik, mund të rikthehen në normalitet.

Por, ajo që ndikon për keq tek ata është shoqëria jonë, madje edhe vetë familja e cila i braktis dhe ndikon negativisht në rehabilitimin e tyre.

Iliri është një ndër 18 pacientët të cilët u morën nga shërbimi i psikiatrisë dhe prej 12 vjetësh është trajtuar në shtëpinë familje që ka funksionuar falë komunitetit “Sant Egidio”. I diagnostikuar me skizofreni të theksuar që kur ishte 14 vjeç, ai sot, sipas specialistëve, është gati t’i bashkohet familjes së tij.

“Kam marrë ilaçe, kam pirë kokrra sa më s’ka. Por këtu jemi si një familje. Shkojmë në teatër, shkojmë në koncerte dhe ekspozita”, tregon Iliri.

Të sëmurët me probeme të shëndetit mendor, edhe pse me diagnoza të rënda, nuk duhen mbajtur mbyllur siç ka ndodhur në vendin tonë, ku ata izoloheshin në psikiatri duke bërë që gjendja e tyre të përkeqësohej akoma më shumë. Por, ndonëse këta përmirësohen, mbetet i pashëruar mentaliteti, i cili nuk lejon familjet që t’i afrojë të afërmit e tyre.

Në Shqipëri ka vetëm dy shtëpi mbështetëse, ku pacientëve me probleme të shëndetit mendor u janë krijuar të gjitha kushtet si në familje dhe asistohen nga piskologë, si dhe trajtohen me medikamentet e e duhura.

Por, këto janë shumë pak përballë numrit të madh të personave me të tilla probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA