“Shiko kush Luan”/ Këtë të shtunë: Natë tipike Halloween-i, një Luana ndryshe dhe emocionet e të ftuarve 

26/10/2018 18:00

Nuk duhet të humbisni për asgjë këtë të shtunë mbrëma, programin tuaj të preferuar “Shiko kush Luan” në Top Channel me Luana Vjollcën. 

Moderatorja e autorja dhe skuadra e saj duket se e kanë fituar “bastin” me publikun që i ndjek edhe këtë herë, duke sfiduar veten për një spektakël më të mirë se ai që lamë pas.

Për të zbuluar vetëm esencën e çfarë do të ndodhi të shtunën në “Top Channel” duhet thënë se “Shiko kush Luan” ka vendosur të krijojë një natë tipike “Halloween”-i kështu që përgatituni me ëmbëlsirat e kësaj feste për ta shijuar siç duhet këtë show të vërtetë.

Për hir të festës dhe zgjedhjes që fansat e saj kanë bërë në Instagram, Luana Vjollca ka vendosur të bëhet brune duke ardhur me një imazh krejt ndryshe nga sa e kemi parë këto vitet e fundit në televizion.

Qershia mbi tortë janë padyshim të ftuarit të cilët do ju bëjnë të qeshni e të argëtoheni pa masë. Kida, këngëtarja aq e pëlqyer e që preferon të jetë e rezervuar në intervistat që jep, ka vendosur të shprehë çdo gjë mendon e ndjen ekskluzivisht në këtë puntatë të “Shiko kush Luan”.

Nuk mbetet prapa as moderatorja Kiara Tito e cila ka ngritur aq shumë pikëpyetje tek gazetarët rozë rreth jetës së saj private rreth gjithë vitit që lamë pas dhe do të jenë lojërat e “Shiko kush Luan” që do të bëjnë të mundur përgjigjet që ajo ka për të rrëfyer. Një nga personazhet më të veçantë të kësaj puntate do të jetë edhe Nard Ndoka, i cili do të “zhvishet” tërësisht nga profili politik për t’u argëtuar si asnjëherë tjetër. Dhe i fundit por jo më pak i rëndësishmi, një ndër më të preferuarit e “Portokalli”, aktori Rezart Veleshnja i cili mes humorit, lojës dhe të vërtetës do ju tregojë shumë nga vetja.

Edhe Fifi, këngëtarja e përjavshme e emisionit do të bëhet pjesë e lojrave të organizuara dhe ju e dini që kur Fifi flet, shkakton gjithmonë “dallgë të forta” reagimesh.

Të shtunën mbrëma ua ka rezervuar siç duhet “Shiko kush Luan” për t’ju mbajtur të mbërthyer tek ekrani i Top Channel për orë të tëra, ajo që ju duhet të bëni është të përgatisni ëmbëlsirat tipike të Halloween-it për të shoqëruar emisionin që ta plotësoni siç duhet “recetën” e kësaj nate speciale.

  Shiko Kush LUAN, të shtunën, ora 21:00, në Top Channel

Top Channel