Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019. Të hyrat e përgjithshme buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë në shumën prej 2.3 miliardë euro.
Gjatë prezantimit të Projektligjit, ministri i Financave, Bedri Hamza ka theksuar se përgatitjet e këtij propozimi të buxhetit për vitin 2019 janë zhvilluar në pajtim me legjislacionin dhe janë në përputhje me të gjithë parametrat financiarë dhe ekonomikë të Kosovës.
Në Projektligj parashihet rritje e pensioneve bazë prej 20 për qind si dhe të kontribut-dhënësve prej 15 për qind.
Aty është paraparë edhe rritje e buxhetit për prioritetet e Qeverisë në mbrojtje, rend, shëndetësi, arsim dhe mjedis.
Projektligji mbi ndarjet buxhetore do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Top Channel