Katastrofat ekologjike në Shqipëri nuk ndodhin vetëm për shkak të mbetjeve që nuk përpunohen, por një ndër masakruesit e heshtur të mjedisit janë edhe mbetjet e industrisë që derdhen në lumenj.

Disa pamje janë filmuar jo shumë larg hidrovorit të Bedatit, në vendin ku “emisari”, siç njihet kanali i madh që mbledh ujërat e të gjitha kanaleve të Divjakës, derdhet në det.

Peshkatarët thonë se peshqit kanë ngordhur për shkak të derdhjes së mbetjeve të prodhimit të vajit të ullirit nga fabrikat e Lushnjes e Divjakës dhe se ndotja tani është më e madhe sesa kurrë.

Mbetjet e fabrikave të vajit të ullirit hidhen në kanalin e madh, kryesisht gjatë natës dhe në fshehtësi.

Peshqit e ujërave të ëmbla nuk u rezistojnë dot lëndëve kimike dhe kjo ndodh çdo vit përgjatë muajit të vjeljes dhe përpunimit të ullinjve në fabrikat e Lushnjes dhe Divjakës.

Mungesa e kontrolleve e ka përkeqësuar situatën çdo vit e më shumë, e vetëm përfundimi i procesit të prodhimit të vajit të ullirit i kthen pastërtinë ujit të kanalit, ndërsa rrjedha me substanca të dëmshme përfundon në det, ku nis një tjetër cikël ndotjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA