Media italiane publikon emrat, ja kush janë 24 personat që dyshohet se janë pjesë e grupit shqiptar që trafikoi 1300 kg kokainë drejt Italisë Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Durrësit, këshilltarët kërkuan transparencë për investimet që po kryhen në qytet dhe situatën flagrante të patjetërsuar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, ku vazhdojnë të hidhen e digjen plehrat.
“Kemi rreth 3 muaj që ne si Këshill Bashkiak kemi shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore për vendgrumbullimin e mbeturinave në Porto Romano dhe sot e kësaj dite, jo vetëm që nuk është ndaluar hedhja e mbetjeve, por ato hidhen e digjen çdo ditë atje, nga ku 20 mijë studentë po helmohen përditë, sikurse edhe pjesa tjetër e qytetit”, tha Shkëlqim Fortuzi, këshilltar bashkiak demokrat.
Kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë të PS-së tha se, Porto Romano do të kthehet në një park për fëmijët dhe plehrat e Durrësit do të kenë si destinacion inceneratorin e Sharrës, por ai nuk deklaroi se kur do të ndodhë kjo.
“Pas kaq vitesh po shohim vendim dhe ndoshta shumë shpejt, pasi po punohet bashki-qeveri, në mënyrë që qeveria të garantojë për 6 vite transportin dhe pas kësaj periudhe të jetë detyrim i bashkisë”, tha Alfred Mullaraj, këshilltar bashkiak socialist.
Këshilltarët e opozitës ngritën gjithashtu shqetësimin e prerjeve masive të pemëve në qytet dhe zgjerimin e shtrimin e trotuareve me mermer, si pjesë e shpërdorimit dhe abuzimit me fondet publike nga ana e bashkisë.
“Rruga e portit është vonuar për shkak se kryetari i Bashkisë, i cili duhej të ishte këtu sot, por nuk është sepse ka hallet e veta siç e dini edhe ju, donte të merrte rrugën brenda portit. Qëllimi kryesor nuk është krijimi i trotuareve, rregullimi i rrugëve, por abuzimi me fondet publike. Sa më i madh të jetë fondi, aq më i madh është abuzimi”, tha Armand Teliti.
Këshilltarët bashkiakë të Durrësit miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, në këtë mbledhje të radhës, ku mungoi kryebashkiaku Vangjush Dako, i përfshirë së fundmi në një debat publik mbi përgjimet e personave me precedentë kriminalë dhe rolin e tyre në procesin zgjedhor.
Top Channel