Pavarësisht humbjes me Barcelonën, drejtuesit e klubit të Interit vijojnë punën për ndërtimin e të ardhmes së skuadrës dhe me merkaton që është e mbyllur, kanë gjetur kohën të merren me rinovimet.

Kështu dje kanë firmosur kontratën e re me zikaltrit, plot 6 futbollistë aktualë, të cilët tashmë do të mbeten lidhur me Interin, për një periudhë edhe më të gjatë sesa ishte parashikuar në kontratat paraardhëse.

Joao Miranda rinovoi deri në qershor të 2020-ës, Antonio Candreva deri në qershor të 2021-shit, Marselo Brozoviç e Matias Vecino deri në qershor të 2022-shit dhe Dalbert e Gagliardini, deri në qershor të 2023-shit.

Tashmë drejtuesit kanë sistemuar me kontrata afatgjata thuajse të gjithë futbollistët që bëjnë pjesë në projektin e Spallettit, ndërsa mbetet për t’u negociuar ende rinovimi me mbrojtësin sllovak Skriniar dhe sulmuesin e kapitenin Icardi.

Top Channel