Milani nuk po gjen qetësi në këtë sezon nën drejtimin e Gattusos dhe në Itali, mediat janë duke aluduar se do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Sipas mediumit La Repubblica, po bëhet gjithnjë e më e komplikuar që Gattuso të qëndrojë si trajneri i Milanit pas disfatave të njëpasnjëshme ndaj Interit dhe Real Betis.

Gazeta shpjegon se drejtori sportiv i Milanit dhe presidenti Paolo Scaroni biseduan pas humbjes së 2-1 ndaj Betisit. Edhe pse palët ranë dakord të ‘ngrinin’ çdo vendim mbi ish-mesfushorin e Rossonerëve, tani raportohet për një zëvendësues të mundshëm të tij. Wenger do të bashkohet me Antonio Conten dhe Roberto Donadonin në listën e alternativave të mundshme të tyre.

Wenger bashkëpunoi me presidentin e ri të Milanit, Ivan Gazidis në Londrën Veriore, ndërsa Gordon Singer i Elliott Management është një tifoz i Arsenalit.

Megjithatë, nuk është një lëvizje e lehtë e francezit, pasi ai kërkohet edhe nga Reali i Madridit.

Top Channel