29/12 17:57
Premiera e “Hell’s Kitchen” në ekranin e Top Channel ishte një sukses jo vetëm për shikueshmërinë, por edhe për debatet që ka patur.
Ky format, për vërtetësinë e tij ka tërhequr mjaft shikues edhe në 40 vendet ku është shfaqur.
Sonte në Top Channel do të ndiqni natën e dytë të “Hell’s Kitchen”.
Konkurrentët tashmë janë njohur me arenën e tyre, kuzhinën, ku shef Renato tregohet i ashpër sepse do që klientët të ngelen të kënaqur me gatimet e konkurrentëve.
Nata e parë ishte në fakt vetëm njohja e konkurrentëve me atë çka do të provojnë në vazhdim në kuzhinën e “Hell’s Kitchen”.
Top Channel