Prej ditësh tashmë Partia Demokratike akuzon se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është i lidhur me bandën e “Avdylaj”, e për këtë Prokuroria ka prova, por nuk guxon që ta arrestojë atë.

Po sipas Lulzim Bashës, Vangjush Dako duhet arrestuar pasi e ka pranuar publikisht se ka përdorur botën e krimit për të fituar zgjedhjet.

Por përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Vangjush Dako i sheh akuzat e PD si sulme politike dhe se bisedat telefonike me të pandehur të grupit “Avdylaj” janë thjesht biseda me njerëz që e marrin në telefon.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruan Dako në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA