Në fjalën e tij në gjatë Ceremonisë në Universitetin e Drejtësisë, Zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski përsëriti edhe njëherë tjetër se Amerika është e vendosur për të mbrojtur shtetin ligjor në Shqipëri.
“Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim”, tha Koski.
Më tej, ai u shpreh se SHBA do të vazhdojë të iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar. “Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë”.
Ndërkohë, Koski theksoi se ambasada është dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.
Top Channel