Në seancën parlamentare të votimit për mbylljen e basteve dhe zhvendosjen e kazinove larg qyteteve, Erion Braçe tregoi përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe deputetët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë kanë marrë këto ditë.

“Mesazhi standard: Ju merreni me ne, ne do të merremi me fëmijët tuaj”, lexoi Braçe një nga mesazhet kërcënuese.

Kryeministri Edi Rama pohoi se ky vendim ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndërkohë që thumboi opozitën për mungesën e saj: “Ky vendim nuk është i PS-së për socialistët, por vendim që asnjë arsye, përveç marrëzisë, nuk mund ta mbante opozitën jashtë kësaj salle sot. Këtë vendim e mbështet mbi 70% e popullsisë dhe mbi 92% e grave. Nuk ka të majtë e të djathtë, shkon përtej çdo dallimi të politikës dhe debatit të përditshëm politik”.

Një replikë e kishte edhe me ata që pretendojnë se ky vendim synon të shpërqëndrojë vëmendjen e opinionit publik: “Na iku Babalja nga ekrani? Nuk po e ndjek më populli Ezelin e PD-së, skllavja Izaura që janë Luli dhe Mona”.

Kryeministri u kërkoi deputetëve që t’u japin përgjigje me votë kërcënimeve që kanë marrë këto ditë, duke vendosur kundër kumarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA