Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në Paris, sipas burimeve që citon RTV21, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kujve dhe njohja e eventuale e Serbisë ndaj Kosovës.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiqit i parashikuar të mbahej në Bruksel pati dështuar. Të dy u takuan vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Bashkimin Evropian.

Nga atje Vuçiq shkoi në Kosovë pastaj, ku ngjalli shumë reagime dhe mbajti fjalime nxitëse.

Top Channel