Teatri/ Kuvendi rrëzon për herë të dytë dekretin e Presidentit
25/10/2018 14:51
Kuvendi rrëzoi për herë të dytë dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar, duke i hapur rrugë ndërtimit të teatrit të ri.
Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, relatori Ilir Beqja u shprehte se dekreti i ngjan më tepër një loje fjalësh: “Komisioni nuk ka pse të shqyrtojë dekretin, sepse ne e kemi bërë më parë. Bazuar në rregullore bëmë gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet e nevojshme duke e çuar për votim. Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shumë është lojë fjalësh”.
Ndërsa Eduard Shalsi u shpreh se qëndrimi është i qartë: pro ndërtimit të një teatri të ri modern.
Top Channel