Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se në vitin 2009 u hapën burgjet dhe kriminelët bënë fushatë në krah të ministrave, pasi Lulzim Basha kishte thënë në konferencë për shtyp se krimi i dha Ramës 10-15 mandate.

“Në vitin 2009 u hapën burgjet dhe u raportua nga Ambasada Amerikane në DASH. Dhjetëra kriminelë që iu dha leje për të bërë punën që bënë. Ne brenda PS-së kishim grupin e mbrojtjes së votës, që i mbronim nga presioni i madh i të inkriminuarve, atyre që dolën nga burgjet dhe bënin fushatë në krah të ministrave”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA