Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokoliq duke e dënuar fuqishëm dhe duke u shprehur se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.

Në fund EIC thekson se, si përfaqësuese e bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe mos të ndodhin përsëri në të ardhmen.

Një ditë më parë, Gani Thaçi, vëllau i presidentit Hashim Thaçi ka sulmuar fizikisht Sokoliqin  dhe drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin.

Ky rast është konfirmuar edhe nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës, raporton Kosova Press.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA