Një prej shkollave 9-vjeçare të Durrësit, “Jusuf Puka”, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit janë zhvendosur në turnin e pasdites në një shkollë të afërt me të.
Ky transferim ka marrë menjëherë reagimin e nxënësve, të cilët thonë se shkolla pritëse ka kushte edhe më të këqija sesa shkolla e tyre.
“Klasat janë shumë të vogla, nuk ka drita dhe nuk ka banjo”, thonë nxënësit.
Edhe prindërit shprehen të shqetësuar për mësimin pasdite dhe në kushte aspak të përshtatshme. Edhe drejtoresha e shkollës pritëse pranon gjendjen e rënduar të shkollës, ku është ndërhyrë për herë të fundit në vitet ’90.
“Vetëm me ardhjen e kosovarëve ka pasur ndërhyrje”, thotë drejtoresha.
Rikonstruksioni i shkollave është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për prindërit, pasi cenon procesin e rregullt mësimor.
Top Channel