“At Sergi”, novela e shkruar nga Tolstoi në vitin 1980 do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Megjithëse me ndryshime rrënjësore nga ajo çka jemi mësuar të lexojmë tek klasikët, sërish Stefan Kazatski vendoset në qendër të skenës, dhe është pikërisht ky ushtarak i lartë karriere, i cili pasi mëson tradhtinë e të fejuarës së vet vendos të shndërrohet në murg. Por, a do të mundet dot që ti shpëtojë provokimeve..
“Është një lexim ndryshe i veprës së Tolstoit, një dramatizim i novelës. Nuk ka një tregim linear. E kemi fragmentizuar, por me shpresën që gjithë ato copa në puzzle në fund të bëhen bashkë”, tha regjisori Fatos Berisha.
Një teatër multimedial, ku përveç lojës së aktorëve ndërthuret edhe videoprojeksioni apo interpretimi live i muzikës. Një fshikullim i lehtë i debateve televizive apo Hallelujah e ndërthurur me dramën e princit bukurosh por duke ju referuar “njeriut”, qenies humane të brishtë, që gabon, që fal, që merr hak, që pendohet…
“Është tjetër gjë Tolstoi, rusët, klasikët, por mund të kisha zgjedhur çfarëdolloj vepre të tyren nëse nuk do të kisha njëlloj ndikimi personal e njëlloj përshtypje personale. Është një shfaqe teatri, e cila është përpjekur të flasë me një gjuhë tjetër”, u shpreh Kozeta Kurti, producente.
Me një kastë aktorësh si Igli Zarka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Egla Ceno etj, premiera ngjitet në skenë që nga kjo e enjte.
Top Channel