Sot pritet që mazhoranca të rrëzojë dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka bërë thirrje deputetëve që të mos bëhen palë me atë që e quan vjedhje.

Aleanca i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të pranojnë dekretin e Presidentit, ku ky i fundit e ktheu sërish ligjin në Kuvend pasi janë shkelur 9 pika. Sipas Aleancës, ligji në fjalë duhet të rrëzohet, pasi është anti-kushtetues.

“Ju jeni mbledhur sot për të rishqyrtuar një dekret të Presidentit në lidhje me ‘ligjin special’ për prishjen e Teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka një kërkesë të thjeshtë ndaj jush: pranoni dekretin dhe rrëzojeni njëherë e mirë këtë çmenduri anti-kushtetuese!
E gjithë nisma e Qeverisë për prishjen e Teatrit është një nga shkeljet më të qarta të Kushtetutës së vendit tonë. Ajo synon të grabisë tokë publike e private ne mes të Kryeqytetit për t’ia dhuruar klientëve të Kryeministrit në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. Nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë qëllim përveç këtij.
Kjo situatë është shpjeguar në mënyrë të vazhdueshme e të qartë jo vetëm nga Aleanca, shkrimet e panumërta të shumë intelektualëve publik vendas e të huaj, por edhe nga dy dekrete të detajuara të Presidentit. Sot, nuk ka asnjë deputet që mund të shfajësohet duke thënë se nuk ishte i informuar për atë që po ndodhte teksa po votoni për herë të tretë për këtë problem”, lexohet në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA