“Xhisiela”, Rexhep Rraja do të gjykohet për “përndjekje”
24/10/2018 10:34
Në seancën paraprake të zhvilluar këtë të mërkurë, Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, mbi akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut.
Po në këtë seancë, avokati mbrojtës i Rrajës ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. Tashmë pritet të përcaktohet gjyqtari dhe seanca e radhës gjyqësore që do të gjykojë Rrajën, e për të marrë një vendim ndaj tij.
Në rastin e përndjekjes, i pandehuri rrezikon burgim deri në 5 vite, por që nëse pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi ndaj tij ulet me 1/3-tën.
Top Channel