Luciano Spalletti është shfaqur shumë i zhgënjyer në përfundim të sfidës së “Camp Nou-t”, ku Interi i tij doli kokë-ulur, teksa u mposht nga Barcelona me rezultatin 2-0.

Tekniku zikaltër pranoi se skuadra e tij vuajti shumë qarkullimin e topit nga ana e katalanëve, ndërsa theksoi se kjo ndeshje duhet harruar sa më shpejt, pasi është koha për të parë përpara.

“Jam shumë i zhgënjyer për paraqitjen që bëmë sonte në fushë. Skuadra vuajti shumë qarkullimin e topin nga ana e vendasve, pasi shkonim shumë ngadalë në presing dhe kur rikuperonim topin, nuk arrinim ta mbajmë gjatë nën kontroll dhe të lirohemi nga presingu i tyre. Kjo mendoj se ishte edhe kyçi i takimit dhe Barcelona e meritoi tërësisht fitoren”, deklaroi Spalletti.

Te zikaltrit peshoi shumë edhe ai derbi i luajtur të dielën në mbrëmje, që “shtrydhi” lojtarët, veçanërisht ata të mesit të fushës, gjë që e evidentoi edhe tekniku i Interit pas takimit.

“E kotë ta mohojmë, sepse tre mesfushorët bënë një ndeshje me shumë intensitet të dielën dhe sot e ndjenë lodhjen në këmbët e tyre. Për më tepër,. përveç dëmtimit të Nainggolan, duhet të përballemi edhe me limitimet që na ka vënë UEFA dhe të mos kemi alternativa në stol”, u shpreh trajneri i Interit.

Top Channel