Rreth 5000 m2 kalldreme të qëndresë historike në Gjirokastër do të hiqen dhe rindërtohen si pjesë e një projekti rehabilitues të kësaj zone.

E gjithë ndërhyrja që do të marrë 1 vit kohë pritet t’i kushtojë qytetit përgjatë sezonit turistik të vitit të ardhshëm. Jorgo Xuhano, arkitekt restaurator, thotë se kemi të bëjmë me një ndërhyrje të thelluar që do të stabilizojë përfundimisht kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, linjat elektrike dhe ato të telekomunikimit.

Problemet sipas tij do të jenë të të gjitha natyrave për shkak të kompleksitetit të ndërtimit në zonën historike. Xuhano shpjegon se rindërtimi i kalldremit duke përdorur gurët e hequr do të nisë përgjatë verës së ardhshme.

Në Gjirokastër projekti që do t’i japë zgjidhje disa problemeve madhore funksionale të pazarit ka ngjallur edhe shqetësim përsa i përket ringritjes se kalldremëve për të cilat pothuajse i mungojnë mjeshtrit.

Vasil Llukani pasardhës i njërit prej mjeshtërve të fundit, ndërtuesit të mozaikut të pazarit thotë se teknika është e vështirë dhe kërkon kohë dhe ekspertizë.

Edhe Muhedin Markri artizan në gdhendjen e gurit në pazarin e Gjirokastrës shpreson që sipërmarrësit e këtij projekti të konsultohen me ata që e kanë trashëguar dijeninë e bërjes së kalldremit kur të mbërrijnë tek faza e ndërtimit.

Punimet rehabilituese në rrugë që do të pasojnë projektin e çative te pazarit do të bëjnë jofunksionale përkohësisht edhe bizneset, pasi gërmimet do të prekin edhe trotuarët dhe do të shkojnë më shume se 1 m në thellësi të shtratit të rrugës. Në rastet kur gërmimet do te hasin ne shtresa historike siç ishte një copë kalldremi qindravjeçar i zbuluar këtë jave do të pritet vlerësimi prej Institutit të Monumenteve të Kulturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA