Policia e San Diegos po heton një pako të dyshimtë në bulevardin e 6-të, ku ndodhen zyrat e San Diego Union-Tribune.

Ndërtesa ka edhe zyrat e fushatës së senatores Kamala Harris. Nuk dihet ende se për ku ishte adresuar pakoja.

Një tjetër pako e dyshimtë u zbulua te ndërtesa “Time Warner”, Nju Jork, ku ndodhen zyrat qendrore të CNN. Stafi u evakuua, por ende nuk është dhënë ndonjë raportim më i detajuar.

Mësohet se pakoja në zyrat e CNN ka qenë e dërguar për në adresë të ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan.

Po ashtu, stafi te zyra e kongresmenes demokrate, Debbie Wasserman Schultz, në Florida, është evakuuar për të njëjtat arsye.

Më parë, Shërbimi Sekret amerikan njoftoi se disa pajisje me lëndë shpërthyese u ishin dërguar me postë familjes Klinton, në shtëpinë e tyre në Nju Jork; shtëpisë së Barak Obamës në Uashington; si dhe në shtëpinë e Xhorxh Sorosit.

Stafi i presidentit Trump ka reaguar menjëherë, duke thënë se po i ndjekin të gjitha përditësimet me kujdes. Shumë politikanë të të gjitha kaheve kanë shprehur solidaritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA